Flash

Pioli i tërbuar për golin e anulluar, sheh moviolën e ikën: "Handanovic as nuk proteston"

Lapsi.al 20 April 2022
Pioli i tërbuar për golin e anulluar, sheh moviolën e ikën:

Stefano Pioli është i indinjuar pas disfatës së rëndë në derbin e kthimit, të vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë: “Donim ta fitonim dhe nuk ia dolëm – tha ai për mikrofonat e SportMediaset – Rezultati ishte i rëndë dhe i qartë. Por në fushë nuk kishte gjithë këtë diferencë. Interi shënonte gjithmonë në kohën e duhur. 2-1 do të na kishte dhënë ndonjë mundësi, por pas atij episodi ndeshja u bë edhe më e vështirë". E pikërisht goli i anuluar ndaj Bennacer e bëri teknikun të shpërthejë. Pasi ka shqyrtuar pamjet së bashku me Graziano Cesarin, në fakt, trajneri i Milanit ka hequr kufjet dhe është larguar i irrituar dukshëm: “Më thuaj një portier që nuk ka reagim pas një goli të pësuar, nëse mendon se shikimi i tij është mbuluar nga një kundërshtar. Handanovic as nuk proteston...”, ishin fjalët e tij para largimit.

https://www.youtube.com/watch?v=yQ2DYAZ3-rk

Duke komentuar lojën dhe duke folur për finalen e sezonit, trajneri kuqezi fillimisht është përpjekur të motivojë skuadrën e tij: "Sigurisht që mund të bëjmë më shumë. Kur pëson tre gola do të thotë që të tjerët kanë luajtur me më shumë cilësi. Nuk ishte mbrëmja jonë, mëkat sepse donim me çdo kusht të arrinim në finale. Por mendoj se është një mundësi e shkëlqyer për skuadrën time që të rikthehet në kampionat dhe të tregojë se mund të luajmë gjithcka deri në fund".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI