Flash

Presidenti i ri, Gon Duka dhe Fatmir Mediu të parët nga opozita që bëhen pjesë e farsës së Ramës

Lapsi.al 20 April 2022
Presidenti i ri, Gon Duka dhe Fatmir Mediu të parët nga opozita

Edi Rama e ka emrin e Presidentit të ri të Republikës, por i duhet të zhvillojë një proces si farsë e gjoja të gjithëpranuar. Pjesë e këtij cirku nuk janë vetëm deputetët e tij që hedhin zarfe në kuti, por edhe deputetë të opozitës.

Në kryesinë e Kuvendit kanë mbërritur kryetari i grupit “Aleanca për ndryshim” Fatmir Mediu, i shoqëruar nga kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, të cilët erdhën me të njëjtin mjet duke iu përgjigjur thirrjes së mazhorancës për takime konsultative për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Pritet që kësaj konsulte farsë t'i përgjigjet sot edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Më herët gjatë ditës në Kryesinë e Kuvendit ishin gjithashtu edhe disa organizata të shoqërisë civile, të cilat kompletojnë cirkun e Edi Ramës me procesin që ai do të sajojë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Gjithë propozimet që do të vijnë prej shoqërisë civile dhe opozitës janë kot sepse presidenti i ri do të jetë vetëm dikush që i bindet verbërisht Edi Ramës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI