Flash

Përjashtohen nga Wimbledon tenistët rusë e bjellorusë. Moska: "E pa pranueshme"

Lapsi.al 20 April 2022
Përjashtohen nga Wimbledon tenistët rusë e bjellorusë.

Nuk do të ketë turne të Wimbledon për tenistët rusë dhe bjellorusë. Sipas shtypit britanik, dhe jo vetëm, mungon vetëm zyrtarizimi, por vendimi për përjashtimin e sportistëve të Rusisë dhe Bjellorusisë nga edicioni i ardhshëm i Championships është marrë si rrjedhojë e pushtimit të Ukrainës. Lëvizja, nëse konfirmohet, vjen një javë përpara konferencës për shtyp të prezantimit të turneut. ATP dhe WTA tashmë janë informuar, shkruan sërish Daily Mail, duke cituar burime autoritare. Reagimi i Kremlinit ishte i menjëhershëm, duke e cilësuar si "të papranueshëm" ndalimin e vrazhdë.

Kjo masë do të nënkuptojë përjashtimin nga shorti i meshkujve, të katër lojtarëve ndër 30 më të mirët e renditjes botërore, duke filluar me numrin dy të botës Daniil Medvedev dhe të pesë lojtareve të klasifikuara në top 40 të renditjes botërore, si bjellorusja Aryna Sabalenka, numri 4, apo bashkatdhetarja e saj, ish-numri 1 Victoria Azarenka. Pas shpërthimit të luftës, në mesin e shkurtit, Federata e Tenisit Botëror ndaloi pjesëmarrjen e përfaqësuesve kombëtarë në turnetë ekipore, duke lejuar tenistët individualë të marrin pjesë në ngjarje ndërkombëtare, për sa kohë që nuk janë nën flamurin e vendit të tyre të origjinës. Vendimi për të përjashtuar tenistët rusë dhe bjellorusë nuk ka ardhur nga një iniciativë e qeverisë britanike, por direkt nga All England Club, klubi ekskluziv i turneut Slam.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI