Flash

Veprimtaria në hije e SPAK, zbulohet numri i përgjimeve për vitin 2021

Lapsi.al 20 April 2022
Veprimtaria në hije e SPAK, zbulohet numri i përgjimeve për vitin

Në raportin vjetor të SPAK thuhet se përgjatë vitit 2021, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përdorur metodën e përgjimit për 129 procedime penale. Sipas raportit, 1500 subjekte përgjimi janë përgjuar.

“Për vitin 2021, Bërthama Komanduese Elektronike, ka ekzekutuar në interes të procedimeve penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: 411 Autorizime të Prokurorit për lejim përgjimi; 1204 Vendime të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga të cilat: 224 Vendime Lejim Përgjimi; 400 Vendime Vleftësimi; 580 Vendime Zgjatjeje”, thuhet në raportin vjetor.

"Gjatë vitit 2021, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar rreth 1500 subjekte përgjimi (autorë të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra penale), 1957 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim) ku është rezultuar në ndalimin e rreth 179 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale." - thuhet mes të tjerash në raport.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI