Flash

Berisha e largoi nga foltorja në Kuvend, Yuri Kim i del në mbrojtje Alibeajt: Të mos përsëritet më!

Lapsi.al 21 April 2022
Berisha e largoi nga foltorja në Kuvend, Yuri Kim i del në mbrojtje

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar ashpër ndaj incidentit në Parlament ku Sali Berisha shtyu nga foltorja kryetarin në deptyrë të PD-së Enkeleid Alibeaj.

Yuri Kim: “Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet. Të mos përsëritet!”

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Alibeaj është kryetari në detyrë i PD-së. Por atë nuk e njeh si të tillë grupi i mbështetur nga Berisha pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, që legjitimoi Kuvendin e 11 Dhjetorit. Alibeaj e ka cuar në Apel këtë vendim dhe dosja pritet të shqyrtohet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI