Flash

Ish-kryeministri Berisha shtyu Alibeajn, ndërpritet seanca parlamentare

Lapsi.al 21 April 2022
Ish-kryeministri Berisha shtyu Alibeajn, ndërpritet seanca parlamentare

Seanca e Kuvendit është ndërprerë pas incidentit të Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt. Ish-kryeministri shtyu në foltore, duke mos e lejuar të flasë kryetarin e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn. Pas kësaj situate, me kërkesë të kryetarit të grupit socialist, Taulant Balla, kryeparalmentarja Nikolla ndërpreu seancën pesë minuta.

“Libri që rregullon marrëdhëniet është rregullorja e Kuvendit. Për mua janë njëlloj të gjithë. Kryetari i grupit parlamentar ose person tjetër i ngarkuar merr fjalën. Këtu ka 3 grupe opozite. Ajo që ndodhi në sytë e publikut është një turp i madh. Kur në këtë sallë një deputeti i jepet fjala ai deputet duhet të marri fjalën. S’është ky këtu dhe askush tjetër të përzë njerëzit nga foltorja me forcë. Kërkoj pesë minuta pushim në emër të rregullores”, tha Balla.

Ndërkohë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i tërhoqi vëmendjen Berishës.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI