Flash

Djokovic i del në krah 'vëllezërve': "Përjashtimi i rusëve e bjellorusëve nga Wimbledon është çmenduri"

Lapsi.al 21 April 2022
Djokovic i del në krah 'vëllezërve':

Vendimi i Wimbledon për të përjashtuar tenistët rusë dhe bjellorusë nga Championship i ardhshëm ka ngjallur reagime të kundërta. Shoqatat e tenistëve profesionistë meshkuj dhe femra, ATP dhe WTA, kanë kritikuar zgjedhjen e turneut të Londrës dhe me ta është rreshtuar edhe Novak Djokovic, i cili pas betejës kundër vaksinës, vendosi të ndërmarrë edhe atë në mbrojtje të kolegëve të tij të detyruar të heqin dorë nga Slam-i në bar për faje jo të tyre.

Numri një në botë e quajti ndalimin "çmenduri". "Unë gjithmonë do ta dënoj luftën, kurrë nuk do ta mbështes luftën duke qenë vetë fëmijë i luftës, i rritur gjatë luftërave civile që pasuan rënien e Jugosllavisë. Jam i vetëdijshëm për traumën emocionale që një ngjarje e tillë lë pas, ne të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në Serbi në vitin 1999. Tenistët, sportistët, megjithatë, nuk kanë lidhje me luftën. Kur politika ndërhyn me sportin, rezultati nuk është i mirë”, tha Djokovic.

Ata që kanë pësuar, siç dihet, janë mbi të gjithë Medvedev dhe Rublev, me sidomos të parin që do të humbasë pikë të rënda në garën për vendin e parë të renditjes botërore.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI