Flash

Filmi i incidentit/ Pse shkuan në përplasje fizike Berisha dhe Alibeaj

Lapsi.al 21 April 2022
Filmi i incidentit/ Pse shkuan në përplasje fizike Berisha dhe Alibeaj

Sot në kuvendin e Shqipërisë ndodhi një nga ato skena që me imazhin e tyre e dëmtojnë opozitën më shumë se mijra fjalë. Në sy të kundërshtarëve socialistë dhe përpara kamerave të hapura për të gjithë publikun, Sali Berisha dhe Enkeleid Alibeaj kërkuan ndihmën e duarve për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së ishte në podiumin e parlamentit, Berisha, i cili mendonte si i takonte të bënte replikë pasi i kishin përmendur emrin, e shtyu me dorë, e la mënjëanë dhe i rëmbeu mikrofonin.

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/04/Untitled.mp4"][/video]

E gjitha mund të konsiderohej edhe si një incident i pafajshëm, nëse ky do të kishte qenë një fragment i shkëputur dhe pa sfondin e një përplasjeje të gjatë.

Që prej ditës kur Enkeleid Alibeaj vendosi të ankimojë në gjykatë vendimin e njoihjes së Komisionit të Rithemelimit, si drejtuesin e përkohëshëm të PD, lideri historik kërkoi shkarkimin e tij nga kryetar grupi. Edhe sot paradite, në vigjilje të seancës parlamentare të dy u përplasën ashpër.

Enkelejd Alibeaj i përsëriti Berishës se nuk është pjesë e grupit, ndërsa ky i fundit ia ktheu se tjetri është ‘peng i maxhorancës’. Me tone të ashpra, lideri historik i Partisë Demokratike iu drejtua Alibeajt duke i thënë se ai nuk është i zgjedhuri i grupit parlamentar, por i Taulant Ballës, ndërsa ai iu përgjigj se nuk është peng i askujt. Por në krah të Berishës doli një prej mbështetësve të tij, Flamur Noka, i cili gjithashtu kërkoi që të mos ndërpritej Berisha. Ndërkohë që pas mbledhjes, ish kryeministri foli para mediave duke thënë se nuk do ta pranonte kurrë një proces negociatash me PS-në kur këta të fundit e kanë zgjedhur vetë Alibeajn. 

Sali Berisha shtyn Alibeajn nga foltorja e Kuvendit

Pra kur incidenti ndodhi në sy të të gjithëve, ai ishte larg së qeni i pafajshëm. Megjithëse Berisha e nxori fizikisht jashtë Alibeajn pa ndonjë vështirësi të madhe, ai nuk e mori dot fjalën sepse kryetarja e kuvendit, Nikolla nuk ia kishte dhënë atë dhe së dyti sepse më pas ndërhyri Taulant Balla dhe kërkoi ndërprerejen e seancës.

Kjo përplasje e goditi imazhin e Berishës duke përforcuar bindjen e njeriut që tenton ti zgjidhi gjërat me forcë. Në sfondin e mësymjes së godinës në 9 janar dhe të uzurpimit aktual që po i bën selisë së PD, ajo shërben si ushqim gratis për makinerinë propagandistike të kundërshtarëve të tij. Ndonëse Berisha doli enkas nga kuvendi për të sqaruar gazetarët për atë që kishte ndodhur, duke u justifikuar se kishte vajtur me vonesë në sallë dhe nuk e kishte parë se kuj i ishte dhënë fjala ndërkohë, pretendimi i tij ishte shumë më i dobët se videoja e përplasjes fizike që mori dhenë.

Por nga ana tjetër ndonëse në imazhe duket më i matur dhe më i kujdeshëm, as Alibeaj nuk del me figurë të pastër nga ky incident. Pa dëshirën e tij ai mori pamjen e një opozitari të cilin po e ndihmonin socialistët. Menjëherë Lindita Nikolli doli kundër Berishës, ndërsa Taulant Balla e goditi atë për të marrë nën mbrojtje homologun e tij në krye të grupit demokrat. "Ajo që ndodhi në sytë e publikut është një turp i madh. Kur në këtë sallë një deputeti i jepet fjala ai deputet duhet të marri fjalën. S’është ky këtu dhe askush tjetër të përzë njerëzit nga foltorja me forcë. Kërkoj pesë minuta pushim në emër të rregullores”, tha Balla.

Pra, dashje pa dashje, Alibeaj ra në kurthin për të cilin e kishte akuzuar Berisha këtë mëngjes, se ai nuk ishte  i përzgjedhuri i demokratëve, por i preferuari i Taulant Ballës.

Prandaj ky incident është një nga ato episode ku askush nuk del i fituar, por opozita del e humbur.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI