Flash

Gjendet i pajetë avokati shqiptar në Itali, policia sekustron kamerat e sigurisë

Lapsi.al 21 April 2022
Gjendet i pajetë avokati shqiptar në Itali, policia sekustron kamerat

Aineo Redo 49 vjeç me profesion avokat është gjetur i vdekur sot në Itali. Mediet italiane bëjnë me dije se shqiptari është gjetur me fyt të prerë me thikë në Reggio Emilia. Ka qenë një kalimtar që e ka konstatuar në rrugë të vdekur dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës. Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja. Por këto janë vetëm dyshimet e para ndërsa aktualisht po hetohet edhe pista e vrasjes. Ka dyshime se autori të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të shmangur hetimet në mënyrë që ngjarja e rëndë të duket si vetërasje.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk ka dëshmitarë ndërsa pritet të sekuestrohen kamerat e sigurisë.

Të këshilluara

Dënohet me 7 vite burg Nikolla Gruevski

Gjykata e Shkupit ka dënuar në mungesë me 7 vite burg ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, i cili pasi u largua nga vendi shkoi në Hungari...

18:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI