Flash

Kishin kthyer banesën në 'shtëpi bari', shpallen në kërkim pronari dhe bashkëpunëtori në Kukës

Lapsi.al 21 April 2022
Kishin kthyer banesën në 'shtëpi bari', shpallen

Një banesë në Kukës është zbuluar nga policia pasi ishte shndërruar në ambient për kultivimin e kanabisit me anë të llambave. Në kërkim janë shpallur pronari i banesës i identifikuar si Kastriot Hasanaj, 51 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij, i identifikuar si Hasan Spahiu, 28 vjeç.

" Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, një shtetas kishte përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, në kushte laboratorike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “First” . Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe ndërhyrja në banesën e dyshuar, ku gjatë kontrollit u evidentua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me llamba. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 934 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike, llamba elektrike, aspiratorë dhe aksesorë të tjerë që shërbejnë për ngrohje", njofton policia.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim  e pronarit dhe bashkëpunëtorit për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI