Flash

Moti i keq, pezullohen lundrimet nga porti i Vlorës

Lapsi.al 21 April 2022
Moti i keq, pezullohen lundrimet nga porti i Vlorës

Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar se parashikimet flasin për një situatë përkeqësimi hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës dhe jashtë tij. Moti i keq pritet të nisë pas orës 22.00 të datës 22 prill deri në orën 10.00 të datës 23 prill. Era do të jetë e fortë në drejtimin Jug-Juglindje në forcën 5-6 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë tij dallgët mund të shkojnë deri në 3.5 metra.

“Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 22 prill 2022 deri 23 prill 2022. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 23 Prill 2022 ora 10:00” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dënohet me 7 vite burg Nikolla Gruevski

Gjykata e Shkupit ka dënuar në mungesë me 7 vite burg ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, i cili pasi u largua nga vendi shkoi në Hungari...

18:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI