Flash

Nuk përjashtuan Rakipin nga grupi/ Rama: S’merremi me familjet e fisin

Lapsi.al 21 April 2022
Nuk përjashtuan Rakipin nga grupi/ Rama: S’merremi me familjet e

Teksa fliste nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetët demokratë për shpalljen non grata të ish-deputetit socialist Aqif Rakipit dhe mos përjashtimin e djalit të tij nga Partia Socialiste. Rama u shpreh se jemi në demokraci dhe jemi parti të lira që gjykojmë njeriun drejtpërdrejtë dhe nuk gjykojnë njeri prej familjes apo farë e fisin.

“Flamurin e PD e keni bërë si çarçafët e shtëpive të qejfit. Mos na trego ne se nga çfarë duhet të distancohemi ne. Mos na e qani hallin ne për marrëdhënien me Amerikën, Europën dhe shqiptarët. Janë tre marrëdhënie që janë ekskluzive tonat. Na i keni lënë ju. Këto lojërat e brendshme këtu me flamur amerikan ju bëjnë vetëm qesharakë. Sa për standardin kur t’i vini gishtin këtu një deputeti. Ma gjeni ku është cili? Bëni kujdes se jemi në demokraci. Jemi shpirtra të lirë. Jemi parti të lira dhe gjykojmë njeriun drejtpërdrejtë. Gjykojmë rolin e secilit. Nuk merremi me familjen, fisin dhe farë. Kështu që nuk na konkurroni dot”,-tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI