Flash

Rama: Nuk do të zgjedhim një president nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste

Lapsi.al 21 April 2022
Rama: Nuk do të zgjedhim një president nga grupi parlamentar i

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare foli  për  zgjedhjen e presidentit të ri dhe tha se nuk do të jetë një emër nga grupi parlamentar i PS. Rama tha se nëse do e kishte bindjen për një kandidat do e kishte bërë publike e as do e pyeste opozitën fare.

Më tej ai iu drejtua opozitës duke thënë se do kenë gjithë konsultimet e nevojshme me PS-në nëse do japin kandidaturë bindëse.

 “Nëse do e kishim bindjen për një kandidat që do na bindte plotësisht do e kishim bërë publike e as do ju kishim pyetur ju fare, por nuk e kemi kjo është e vërteta, nuk e kemi. Doni të jepni ju kontribut? Bujrum. Çfarë do zgjidhim ne me ju? Ju keni arritur në pikën që vini këtu merreni me zarfet e një procesi konfidencial, si në proces votimit që me zarf behet, Na tregoni ju hipokrizinë ne kur nxorrët 5 mijë veta në 2 mijë karrige. Ja urdhëro peng, unë jam peng? Ju jeni shpirtra të lirë? S’ka gjë më të rëndë se të jesh peng i gënjeshtrës tënde Për presidentin bujrum, do bëni gjithë konsultimet e nevojshme me ne nëse do jepni kandidaturë bindëse ne do e votojmë pa asnjë problem, nëse s’do jepni ne do bëjmë tonën e në fund partia do zgjedhë një president. Ne nuk do zgjedhim një president nga grupi parlamentar i PS”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI