Flash

U gjet i vdekur në bunker, zbardhen detaje të tjera për 36-vjeçarin Ilir Marku

Lapsi.al 21 April 2022
U gjet i vdekur në bunker, zbardhen detaje të tjera për

Detaje të reja dalin nga vdekja e Ilir Markut, 36-vjeçarit që u gjet i pajetë në një bunker në zonën e Institutit në Tiranë. Mësohet se është arrestuar Mariglen Isufi, 28 vjeç, i cili akuzohet nga policia për veprën penale “fshehje të kufomës”.

Ditën e ngjarjes, bashkë me Ilir Markun kanë qenë në afërsi të bunkerit, në një lëndinë me bar, ndërsa kanë konsumuar lëndë narkotike. Nga mbidoza, Marku ka humbur ndjenjat. Menjëherë pas ngjarjes, Mariglen Isufi është larguar për në banesë, duke e lënë mikun e tij të vetëm. Mëngjesin tjetër ka shkuar sërish tek i njëjti vend ku e ka gjetur Ilir Markun të vdekur.

Trupin e pajetë të 36-vjeçarit e ka tërhequr zvarrë për 10 apo 15 metra dhe e ka futur në brendësi të bunkerit, duke e mbuluar me kartona. Pas dyshimeve se Marku konsumonte lëndë narkotike, policia intensifikoi kërkimet, ndërsa ra në gjurmët e viktimës. Pas veprimeve operative u identifikua edhe Mariglen Isufi, i cili pas arrestimit u tha hetuesve se nuk bëri denoncim në polici pasi kishte pasur frikë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI