Flash

Vritet me thikë një avokat shqiptar në Itali

Lapsi.al 21 April 2022
Vritet me thikë një avokat shqiptar në Itali

Është një avokat me origjinë shqiptare trupi i pajetë i gjetur në qendër në Reggio Emilia. Zbulimi u bë mëngjesin e së enjtes nga një kalimtar i rastit rreth orës 10.00 teksa kalonte në tunelin që të çon nga via San Giovanni në via Emilia.

Kufoma kishte një prerje në fyt dhe pranë duarve kishte një thikë. Autorët ishin përpjekur që ta paraqisnin ngjarjen si një vetëvrasje. Përpjekjet punonjësve shëndetësorë ishin të kota. Më vonë mediat italiane raportuan se viktima është Aineo Redo, avokat shqiptar.

Shumë bashkatdhetarë të të ndjerit janë shprehur se Redo i ka ndihmuar për t’u dhënë nënshtetësinë italiane. Redo ishte një avokat i specializuar në ligjin e imigracionit.

Ai shkoi në Itali në vitin 1996 dhe u diplomua në Universitetin e Parmës. Avokati la pas dy fëmijë. Hetimet për vrasjen e tij vijojnë, ndërsa deri më tani nuk është arrestuar asnjë person. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dënohet me 7 vite burg Nikolla Gruevski

Gjykata e Shkupit ka dënuar në mungesë me 7 vite burg ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, i cili pasi u largua nga vendi shkoi në Hungari...

18:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI