Flash

Zgjedhje e Presidentit, Berisha: Procesi mafioz do të zgjedhë atë që Edi Rama

Lapsi.al 21 April 2022
Zgjedhje e Presidentit, Berisha: Procesi mafioz do të zgjedhë atë

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ish-kryeministri, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai është shprehur se opozita nuk mund të përfaqësohet nga të emëruar nga Taulant Balla, duke iu referuar kështu, Enkelejd Alibeaj. Kujtojmë se gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, ish-kryqeveritari Berisha pati përplasje të forta me Alibeajn, duke thënë se është i komanduar i Taulant Ballës. Po ashtu, gjatë deklaratës, Berisha ka thënë se ka denoncuar praktikën që e cilësoi mafioze që po ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Sipas tij, qëllimi i kryeministrit Rama është të nxjerrë nga zyrat e tij presidentin e ri.

"Në mbledhje të grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohet me të emëruar nga Taulant Balla. PD se njeh kurrë një praktikë të tillë. Së dyti, denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Praktikë kjo që diskrediton institucioni ne Presidencës dhe vetë zgjedhjen e Presidentit. Praktikë që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrjeje një proces që në kushte normale do merrnin pjesë të gjitha palët. Praktikë që nuk ka asnjë qëllim tjetër vetëm të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që zgjedh dhe që komandon”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI