Flash

Berisha thirrje DASH: Mos lejoni ndërhyrjet e Yuri Kim në proceset gjyqësore në Shqipëri

Lapsi.al 22 April 2022
Berisha thirrje DASH: Mos lejoni ndërhyrjet e Yuri Kim në proceset

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit, të mos lejojë ndërhyrjet e ambasadores Yuri Kim në drejtësinë shqiptare. Sipas Berishës, ambasadorja Kim pranoi se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë shqiptare, fill pas denoncimit të tij. Ai e akuzon diplomaten se ajo ka ndërhyrë në procesin e gjykimit të ankesës së paraqitur kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e Statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit të vitit të kaluar. Berisha pretendon se ambasadorja ka ndërhyrë duke kërkuar ndihmën e qeveritarëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste.

Deklarata e Berishes

Gjatë këtyre ditëve, në konferencat e mia për shtyp, sot paradite dhe të premten e shkuar, kam njoftuar mediat dhe publikun se Znj Kim, ambasadore e SHBA në Tiranë ka ndërhyrë në procesin e gjykimit të ankesës së paraqitur kundër vendimit të gjykatës së Tiranës për regjistrimin e Statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, ankim i cili është në kundërshtim flagrant me kodin e procedurës civile dhe praktikën e gjykatave deri më sot. Për ndërhyrjen e saj për këtë çështje ajo ka kërkuar ndihmën e qeveritarëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste. Sot fill pas denoncimit tim të kësaj ndërhyrje, ambasadorja Kim pranoi përmes një twitter se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë. Duke e konsideruar këtë ndërhyrje një akt të rëndë dhe të papranueshëm shtoj se gjykatat prezumohen të janë të pavarura dhe çdo ndërhyrje pavarësisht makiazhit përbën cënim të hapur të kësaj pavarësie dhe dhunon ligjet e kushtetutën e vendit dhe parimet ndërkombëtare të drejtësisë të pavarur. Kur presioni dhe ndërhyrja vijnë nga diplomatë të huaj, përveçse shkelin e sovranitetin dhe ligjet e vendit ata shkelmojnë gjithashtu dhe konventat ndërkombëtare që ndalojnë rreptësisht kthimin e diplomateve në aktorë politikë. I bëj thirrje Departamentit të Shtetit të mos lejoje ndërhyrjet e palejueshme të ambasadores Kim në proceset gjyqësore dhe pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI