Flash

Berisha zbulon emrin e socialistëve për Presidentin e ri

Lapsi.al 22 April 2022
Berisha zbulon emrin e socialistëve për Presidentin e ri

Sipas Sali Berishës, emri më i përfolur në radhët e socialistëve për postin e presidentit është ai i Vali Bizhgës.

Berisha u shpreh në konferencën për gazetarët se Edi Rama ka zgjedhur procedurën më mafioze për emrin e presidentit ndërsa theksoi se dy të tretat e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës.

“Ftoj mediat të investigojnë dhe të mos harrojnë se interesi publik dhe mbrojtja e tij është detyra më parësore e tyre. Çështje tjetër që dua të sjell në vëmendjen tuaj është procesi i zgjedhjes së presidentit.

Nëse javën e kaluar këtu folëm me fakte dhe argumente se kongresi i PS ishte më i ngjashëm se me çdo gjë tjetër me një kongres të Cosa Nostras, unë ju them se procesi i zgjedhjes së presidentit është shndërruar në një proces tipik të Cosa Nostras.

Edi Rama ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfa sekretë. Cili ka dalë emri më i përfolur. Jua them unë. Sipas statistikave të Edi Ramës dy të treta e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës.

Po çfarë mund të presësh tjetër, në një kohë kur emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Kësaj i thonë zgjedhje. prandaj i them unë zgjedhje si Cosa-Nostra. prisni tani kur të vijnë e-mailet e shoqërisë civile. Unë nuk po ua avancoj emrin, pro do ua them javës tjetër”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI