Flash

DETAJE/ Zbulohet epiqendra dhe forca e tërmetit që tronditi vendin

Lapsi.al 22 April 2022
DETAJE/ Zbulohet epiqendra dhe forca e tërmetit që tronditi vendin

Një lëkundje e fortë tërmeti u ndie rreth orës 23.10 të së premtes në Tiranë dhe në disa qytete të vendit. Raportohet se lëkundjet u ndien edhe në Shkodër, Durrës, Berat, Lezhë dhe Vlorë. Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Sipas Qendrës Europiane të tërmeteve, epiqendra ka qene ne Sarajevë të Bosnje Hercegovinës me magnitude 5.7 e shkallës Rihter dhe thellësi 5 kilometra.

"Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqender 10 km Jug- Perëndim tw qytetit Monstar, Bosnje Hercegovine, me Magnitude 5.7, Thellesia 10 km, 202 km nga Tirana.

Ky tërmet është ndier pothuajse në të gjithë vendin por deri ne këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërkohe të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin" - raportoi ministria jone e Mbrojtjes.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Serbi dhe Kosovë. ©LAPSI.al

Image

Image

Image

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI