Flash

Gjykata e Apelit pranoi ankimimin e Alibeajt, reagon Komisioni i Rithemelimit

Lapsi.al 22 April 2022
Gjykata e Apelit pranoi ankimimin e Alibeajt, reagon Komisioni i Rithemelimit

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso, reagoi sot pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të marrë në shqyrtimin ankimin e kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që mandatoi Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD-së.

Kaso tha se njohja e Kuvendit të 11 dhjetorit është vendim i ligjshëm dhe se pranimi i ankimimit nga Enkelejd Alibeaj nuk mund të pranohej pasi si nuk ishte palë në proces.

Lexo më tej: Gjykata pranon kërkesën e Alibeajt, Berisha akuzon Yuri Kim për ndërhyrje në proces 

“Në radhë të parë dua të sqaroj se ndryshe nga sa është sqaruar në disa media dhe portale gjykata e Apelit nuk ka vendosur prishjen e vendimit të gjyqtarit Zhukri, por është pranuar ankimi nga një palë që pretendon që përfaqëson Partinë Demokratike.

Me provat që janë në dosjen gjyqësore, nuk mund të mos njihet statuti i 11 dhjetorit.

I ashtuquajturi ankim nuk përmbush asnjë nga kriteret ligjore, personi që ka paraqitur kërkesën nuk është palë, dhe as përfaqësues legjitim të ndonjë pale për shqyrtimin e çështjes.

Në bazë të ligjit, Gjykata duhej sot vetëm të verifikonte nëse ankimi është firmosur nga pala e autorizuar dhe sipas vendimarrjeve të njëpasnjëshme të Gjykatës së Lartë, Apeli duhet të rrëzonte këtë kërkesë.

Limiti standard është mbajtur nga gjyqtarja Blerina Muça, kërkesa jonë për të qenë pjesë e procesit në Kuvendin e Korrikut, ajo e refuzoi, edhe sot bëri të njëjtën gjë.

Nuk është ky vendimi i parë i marrë nga Gjykata e Tiranës, këto palë nuk duhet as të merren në shqyrtim e jo më të pranohet kërkesa e tyre. Pala që përfaqësohet nga deputeti Alibeaj, nuk ka qenë palë në proces dhe si e tillë nuk legjitimohet. Ky vendim është pranuar dhe vetë nga pala e cila sot pretendon se ka të drejtë të ankimojë”, u shpreh Ivi Kaso.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, plagosen tre fëmijë

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në rrugën e vjetër Lezhë-Laç, pranë fshatit Manati. Një makinë u përplas me një ciklomotor dhe për pasojë janë plag...

13:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI