Flash

Pranimi i ankimimit të Alibeajt/ Gaz Bardhi 'zhvesh' Berishën nga kundërshtitë, duke i cituar fjalët e veta

Lapsi.al 22 April 2022
Pranimi i ankimimit të Alibeajt/ Gaz Bardhi 'zhvesh'

Gazment Bardhi reagoi pasi u pranua apelimi i Enkelejd Alibeajt nga gjykata për vendimin që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit të Sali Berishës.

Pasi dha leksione se si duhet dhe nuk duhet të jetë gjyqësori, Bardhi citoi Sali Berishën në reagimin e tij në rrjetet sociale.

"Siç ka thënë edhe Sali Berisha më 25 Mars: Vendimet e gjykatave zbatohen, nuk mund te komentohen, nuk mund te sulmohen. Nuk mund të kesh dy standarte, kur na pëlqen vendimi e zbatojmë, kur nuk na pëlqen e sulmojmë." - shkroi Bardhi.

Lexo më tej: Gjykata pranon kërkesën e Alibeajt, Berisha akuzon Yuri Kim për ndërhyrje në proces 

Njeriu besnik i Lulzim Bashës bëri edhe interpretimin e tij mbi kundërshtitë që lidhen me apelimin që Alibeaj i bëri vendimit të marrë më 25 mars nga gjyqtari Agron Zhukri, që njohu Kuvendin e Sali Berishës.

"Për qartësi të opinionit publik, dua të sqaroj se palë në një proces ku shqyrtohet kërkesa për regjistrim të një statuti të një partie politike, është vetëm PARTIA POLITIKE, ndërkohë se kush e ka të drejtën e përfaqësimit e cakton gjykata në çështje themeli." - deklaroi Gaz Bardhi. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, plagosen tre fëmijë

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në rrugën e vjetër Lezhë-Laç, pranë fshatit Manati. Një makinë u përplas me një ciklomotor dhe për pasojë janë plag...

13:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI