Flash

Sondazhi: 44% e serbëve janë kundër anëtarësimit në BE

Lapsi.al 22 April 2022
Sondazhi: 44% e serbëve janë kundër anëtarësimit

Për herë të parë në dy dekadat e fundit, numri i qytetarëve serbë që do votonin kundër anëtarësimit në BE ka kaluar atë të atyre që do të votonin pro.

Sipas një sondazhi të agjencisë IPSOS, 44% e qytetarëve janë kundër anëtarësimit dhe vetëm 35% pro tij.

Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se Serbia e ka vendin e saj në Bashkimin Europian.

“Mendoj se Serbia ka vendin e saj në BE, besoj se ne duhet të vijojmë shtegun evropian dhe të luftojmë për një anëtarësim dinjitoz në Evropë. Por duhet të ruajmë edhe pavarësinë e vendimmarrjes, të paktën derisa të bëhemi vend anëtar”, u shpreh Vuçiç.

Rezultatet e sondazhit u publikuan në një kohë kur Parlamenti Evropian deklaroi se ndjente keqardhje që Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

“Mendoj se ky sondazh, bashkë me rezultatet e tij, u bë për të hetuar efektet e një vendimi potencial të qeverisë serbe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për pranimin e të gjitha masave kufizuese të vendosura nga BE ndaj Moskës”, tha Nemanja Todoroviç Stiplija, nga agjencia European Western Balkans.

Sipas ekspertëve, rënia e mbështetjes për anëtarësimin në BE do të intensifikojë dilemën e politikës së jashtme serbe.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, plagosen tre fëmijë

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në rrugën e vjetër Lezhë-Laç, pranë fshatit Manati. Një makinë u përplas me një ciklomotor dhe për pasojë janë plag...

13:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI