Flash

VIDEO/ Rama pi ujë nga çezma, por Tabaku i nxjerr dokumentin: Lali akoma e ble

Lapsi.al 22 April 2022
VIDEO/ Rama pi ujë nga çezma, por Tabaku i nxjerr dokumentin: Lali

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, pas debatit që patën në Kuvend sa i përket konsumit të ujit të pijshëm në çezmat e shtëpive në Tiranë.

Pas komenteve të deputetes demokrate se uji në Tiranë nuk është i pijshëm, kryeministri Rama tha se ai do të pijë ujë nga çezma dhe videon do e postonte në “Tik-Tok”.

Dhe këtë të premte nuk ka vonuar kur është shfaqur Rama që ka postuar një video duke pirë ujë çezme (ndoshta në shtëpinë e tij).

Pas kësaj videoje pa reaguar Tabaku që ka publikuar një dokument të Bashkisë Tiranës ku tenderohet blerja e ujit për bashkinë e Tiranës.

“Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në cdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 200,000 Euro ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë?”, - shkruan Tabaku.

Të këshilluara

52 raste të reja me Covid në Shqipëri

52 qytetarë janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, dhe fatmirësisht, asnjë humbje jete. Në 24 orët e fundit, janë kryer 1256 testime, nga të cilat...

18:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI