Flash

"Zjarrrr bataljoni" në Lezhë/ Romët e pritën Edi Ramën me tallava safi (VIDEO)

Lapsi.al 22 April 2022
"Zjarrrr bataljoni" në Lezhë/ Romët e pritën Edi

Nuk do t'i kishte hije ta prisnin as me polifoni, as me çifteli. Vetëm tallava është dëgjuar sot paradite në Lezhë, në një komunitet prej 16 familjesh rome dhe egjiptiane. Në momentin që përfituan shtëpitë e reja ata e pritën  Edi Ramën me tallava safi.

Ndërsa kryeministri afrohet pranë pallatit të rindërtuar në sfond dëgjohen urimet "Të rujt zoti!" ndërsa bokset nisën të buçasin "Hajde Ad Sybardhi, bashkë me bataljonin! Kalle kalle Gon Kalaja bashkë me bataljonin...!"

Video më poshtë:

Ceremonia vazhdoi me entuziasëm, valle dhe falenderime për Ramën, ndërsa kënga kushtuar biznesmenit Gon Kalaja nuk ka pushuar gjithë kohës.

Bamirësi i vërtetë nuk ka rënë shumë në sy. Pallati me 16 shtëpi është ndërtuar nga biznesmeni nga Kosova, Halil Kastrati që ka dhënë paratë për shtëpitë e reja, për ushqime dhe ndihma për familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti i nëntorit të 2021.

“Ne kemi ardhur me dëshirën më të madhe. Përveç këtij pallati janë dhe 9 shtëpi të tjera. Këtu janë 16 hyrje dhe sot lidhet energjia me OSHE-në”, - u shpreh biznesmeni Halil Kastrati gjatë ceremonisë.

 

Të këshilluara

52 raste të reja me Covid në Shqipëri

52 qytetarë janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, dhe fatmirësisht, asnjë humbje jete. Në 24 orët e fundit, janë kryer 1256 testime, nga të cilat...

18:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI