Flash

5 të arrestuar në Tiranë (Akuzat)

Lapsi.al 23 April 2022
5 të arrestuar në Tiranë (Akuzat)

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për veprat penale, si drejtim automjeti në gjendje të dehur, aksidente dhe drejtimi i motomjetit pa leje drejtimi. Një 33 vjeçar me iniciale A. K., u arrestua pasi është dënuar me dy muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë te parregullt”.

Dy persona me iniciale M. H., 61 vjeç dhe Y. K., 54 vjeç janë arrestuar pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Një 34 vjeçar me iniciale E. Ç., banues në Tiranë, u arrestua pasi drejtonte motomjetin e tij pa leje drejtimi.

23 vjeçari nga Tirana me iniciale J. M., u arrestua pasi është përplasur me mjetin e shtetases M. P., 31 vjeçe. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesja e mjetit M. P., dhe pasagjerja shtetasja S. B., të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Ekonomia e votës dhe e parave të pista!

Prania e parave të pista, jo vetëm në ekonominë e vendit, por veçanërisht në jetën publike dhe politike, jo vetëm që nuk po merr një zgjidhje finale, por po kth...

10:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI