Flash

A është e sigurt të kryesh mardhënie seksuale në ujë

Lapsi.al 23 April 2022
A është e sigurt të kryesh mardhënie seksuale në

Të bësh seks në ujë tingëllon sensuale, apo jo? Kur jeni duke notuar në një pishinë apo liqen, jeni praktikisht lakuriq, kështu që pse të mos hiqni rrobat e banjës dhe të provoni diçka më sensuale? Por, prisni pak: a është e sigurt të bësh seks në ujë?

Jo tamam. Uji i liqeneve, lumenjve, deteve apo edhe oqeaneve përmban baktere. Të bësh seks në këto ujëra mund të jetë e rrezikshme, sepse bakteret mund t’ju futen në zonat intime, gjë që mund t'ju rrezikojë seriozisht infeksione. Uji i pishinës, nga ana tjetër, përmban kimikate që mund të irritojnë vaginën.

Përveç rreziqeve shëndetësore, as logjistika nuk është me ju këtë herë. Meqenëse lubrifikimi është thelbësor kur është fjala për seksin, ndoshta ju nuk dëshironi që ujërat natyrale të përzihen me ujërat e tjerë.

Duke qenë se uji shpërndan lagështirën tuaj natyrale, kënaqësia nuk do të zgjatë shumë. Ajo që është më e keqja është se nëse përdorni prezervativ, fërkimi mund të shkaktojë grisje dhe nuk do të mbroheni dot nëse prezervativi prishet.

Po seksi në dush?

Një “lojë” parapërgatitore në dush duket një plan i mrekullueshëm, por i njëjti problem me lubrifikimin lind edhe këtu. Përsëri, uji do të shpërndajë lagështirën që krijojnë trupat tuaj dhe ne e dimë se seksi pa lubrifikim të mjaftueshëm është i tmerrshëm. Ju mund të lëvizni në fund të dushit ku uji nuk po bie, por thjesht do të përfundoni të ftohur dhe me muskuj të lënduar nga përpjekjet për të bërë seks në dush.

Keshilla? Seks + ujë = nuk është argëtuese. Pra, bëni dashuri pa ujë.

Të këshilluara

Mënyra e duhur për të larë fytyrën

Janë disa këshilla që duhet t’i ndjekësh çdo mbrëmje për të pasur një fytyrë të pastër dhe të shkëlqyeshme çdo mëngjes. Lëkura e fytyrës është shumë e ndjeshme ...

11:53

WhatsApp zbulon ndryshimet e reja

WhatsApp do të prezantojë së shpejti Communities, një risi për të menaxhuar më mirë grupet dhe për të pasur biseda më të dobishme. Ky opsion synon ndërlidhjen e...

15:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI