Flash

Lëvizte me armë në Tiranë, pranga 32-vjeçarit

Lapsi.al 23 April 2022
Lëvizte me armë në Tiranë, pranga 32-vjeçarit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar pasi u sinjalizua nga qytetarët se ai lëvizte me armë nëpër qytet. Menjëherë pas marrjes së informacionit, efektivët e komisariatit nr.1 në Tiranë ndërhynë duke e ndaluar fillimisht të riun për një kontroll ku edhe i kanë gjetur një pistoletë dhe një thikë.

Njofton policia:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në rrugën “Abdi Toptani”, me një automjet tip “Benz”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ëeekend”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një krëhër me municion luftarak. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të mjetit që ky shtetas drejtonte, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë)”.

Të këshilluara

Ekonomia e votës dhe e parave të pista!

Prania e parave të pista, jo vetëm në ekonominë e vendit, por veçanërisht në jetën publike dhe politike, jo vetëm që nuk po merr një zgjidhje finale, por po kth...

10:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI