Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Manchester United i jep ‘duart’ Paul Pogba, e konfirmon Rangnick: "Nuk do të qendrojë"

Lapsi.al 23 April 2022
Manchester United i jep ‘duart’ Paul Pogba, e konfirmon Rangnick:

Kanë mbetur pak më shumë se dy muaj deri në 30 qershor, afati i fundit për kontratat e futbollit dhe Ralf Rangnick ka zbuluar atë që përflitej prej kohësh: “Pogba nuk do të rinovojë kontratën, me shumë mundësi ai nuk do të jetë këtu sezonin e ardhshëm”. Prej muajsh dihej vullneti i mesfushorit francez për t'u larguar nga Manchester United, me sa duket as nënshkrimi me Ten Hag nuk ka shërbyer për të ndryshuar gjërat. Në të vërtetë, në Angli ka nga ata që argumentojnë se ishte trajneri aktual i Ajax, që i ka kërkuar drejtuesve të Djajve të Kuq të mos fokusoheshin tek Pogba, i cili tani po shikon përreth.

Lajmet që vijnë nga Manchester i japin krahë ëndërrave të tifozëve të Juventusit që ëndërrojnë rikthimin e “Oktapodit” në bardhezi, por rrethanat nuk kanë ndryshuar në krahasim me disa javë më parë: për të parë 29-vjeçarin në Torino nevojitet një përpjekje e madhe nga pikëpamja e pagës, duke qenë se Pogba aktualisht fiton 15 milionë euro në vit. Do të duhej të paktën një prerje me gërshërë në masën 50%, duke arritur në 7.5 milionë në vit për bazën fikse, ndoshta për t'u forcuar me bonuse rendimenti.

Ajo e francezit do të ishte një lloj zgjedhje "dashurie": konkurrentët e Juves quhen Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, të gatshëm të ofrojnë paga dyshifrore duke marrë parasysh kursimet mbi kartonin e lojtarit (pa komisionet për Raiolën). Nuk është rastësi që drejtuesit e Juventusit nuk i harrojnë alternativat që të çojnë te Milinkovic-Savic (Lazio), Jorginho (Chelsea) dhe Renato Sanches (Lille).

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI