Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Partizani reziston në Loro Boriçi: Vllaznia dështon të bëjë parakalimin për në Europë

Lapsi.al 23 April 2022
Partizani reziston në Loro Boriçi: Vllaznia dështon të

Një ndeshje që duhej fituar me cdo kusht, por që me 0-0 e fiksuar në fërshëllimën e trefishtë finale në Loro Borici nuk lë asnjë të kënaqur, ndoshta dicka më shumë Partizanin, që kaloi i pamundur sfidën e fundit direkte me Vllazninë, duke i mbajtur shkodranët një pikë prapa në renditje.

Vllaznia dhe Partizani nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në javën e 30 të Superiores. Ndoshta për vetë faktin se luhej një copëz Europe e bëri që ndjeshmëria për këtë përballje të ishte e lartë. Sfida nisi me një ritëm të lart që në fillim, me Skukën që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 8’, por gjyqtari Xhaja dhe më pas VAR-i e akorduan si të parregullt. Frika e pësimit të golit dhe paniku për të qenë në një situatë kur duhet të rikuperohej rezultati i topitën të dy formacionet që nuk arritën të ndërtonin shumë raste për shënim e jo më të shënonin gola.

Epidosi më i nxehtë i pjesës së dytë ishte penalltia e pretenduar në minutën e 80’, kur pengimi i Latifit në zonë solli protestat e vendasve që shpresonin te 11 metërshi: edhe në këtë rast Xhaja dhe më pas VAR-i vazhduan lojën. Skuadrat nuk lëvizin në renditje, me Partizanin që qëndron në vendin e katërt dhe Vllaznia një pikë prapa, duke dështuar të vinin nën presion Kukësin e vendit të tretë, që duhet ende të luajë me Lacin, përpara publikut në inaugurimin e stadiumit të ri.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI