Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Stadiumi i ri e Kukësi, shpresat e Tiranës për tu shpallur kampion të dielën: Vllaznia e Partizani sfidë për Europën

Lapsi.al 23 April 2022
Stadiumi i ri e Kukësi, shpresat e Tiranës për tu shpallur

Shumë gjëra mund të vendosen në javën e 30 të Superiores, që sido të shkojë do të jetë shumë e rëndësishme për verdiktet sezonale, duke filluar nga titulli kampion. Pikërisht kështu sepse të dielën Tirana ka shansin e parë për tu siguruar matematikisht trofeun, edhe pse jo gjithcka është në duart e saj. Bardheblutë në fakt duhet të mposhtin një skuadër në super formë si Kastrioti, që kërkon vërtetë shmangien e playout-it, por me fitoren e gjashtë radhazi mund të futet në garë edhe për Europën. 37 pikë për Celën që shkon drejt një ndeshje të vështirë, me rrezikun për ta parë pas shpinës Teutën e Egnatias, që kanë ndeshje më të thjeshta në letër. Nëse Tirana fiton dhe Laci i vendit të dytë humbet sfidën të shtunën me Kukësin e vendit të tretë, atëherë titulli i 26 është i Tiranës.

Kurbinasit do të bëjnë të pamundurën të shtyjnë sa më shumë festën e kryeqytetasve, edhe sepse një fitore e Kukësit mund ti rrezikojë jo vetëm vendin e dytë, por edhe Europën. I shtyrë nga inaugurimi i stadiumit të ri, skuadra e Longos nuk pranon asnjë rezultat tjetër vec fitores, kur Partizani e Vllaznia, që vrapojnë në kërkim të vendit të katërt që ndoshta të con në Europë është përkatësisht 3 e 4 pikë. Përplasja në Loro Borici mund të përmbysë situatën mes dy skuadrave, por të kuqtë duhet ta mbajnë me cdo kusht pozicionin, në kohën kur Vllaznia ka edhe finalen e Kupës si shans për të shpëtuar sezonin.

E diela është e rezervuar në fakt për të gjitha sfidat që vlejnë mbijetesën, sepse kur Kastrioti të bëjë llogaritë me kryesuesit e renditjes, Egnatia, aktualisht në zonën plyout me 31 pikë, do të luajë kundër Skënderbeut të vendit të fundit. Fitorja e rrogozhinasve do ti mbante në lojë për të siguruar shpëtimin direkt, në varësi të rezultateve të Teutës e Kastriotit, por në të njëjtën kohë do të fundoste pothuaj matematikisht korcarët, që do të shihnin shpëtimin 13 pikë larg me 18 pikë të mbetura në lojë. Kjo vlen edhe për Dinamon, ndonëse 25 pikët e zgjasin disi agoninë për blutë. Vanoli ende nuk ka provuar fitoren e parë e do të kërkojë ta marrë përballë Teutës, që me 33 pikë rrezikon parakalimin nga Egnatia në rast dështimi.

SUPERIORE, JAVA E XXX

23/04/22

Vllaznia 16 : 45 Partizani

Kukësi 20 : 00 Laçi

24/04/22

Skënderbeu 16 : 45 Egnatia

Tirana 16 : 45 Kastrioti

Dinamo 16 : 45 Teuta

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI