Flash

Arrestohen pesë persona në Tiranë, policia jep detajet

Lapsi.al 24 April 2022
Arrestohen pesë persona në Tiranë, policia jep detajet

Gjatë ditës së sotme në Tiranë, janë vendosur në pranga 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Detaje nga policia: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Ky shtetas, në rrugën "Mati Logoreci", sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- E. R., 30 vjeç, banues në Durrës, D. B., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi;

- A. S., 66 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, në gjendje të dehur;

- R. M., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

-----

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. H., 31 vjeç, për veprën penale "Përndjekja", pasi në rrugën "Ali Shefqeti", ka përndjekur dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin P. K., 37 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale "Kanosja", pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin G. N., 35 vjeç.

Të këshilluara

Merr flakë banesa në Drimadhë

Një banesë ka marrë flakë në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. "Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:40, në lagjen Drimadhë,...

13:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI