Flash

E RRALLE/ Portreti i Putin i ndërtuar me krimet në Ukrainë

Lapsi.al 24 April 2022
E RRALLE/ Portreti i Putin i ndërtuar me krimet në Ukrainë

Portreti më origjinal dhe më dramatik i Vladimir Putinit është krijuar nga një fotograf bjellorus. Pavlo Krychko përdori 1500 screenshot dhe fotografi të marra gjatë luftës 57-ditore të Rusisë kundër Ukrainës.

Imazhe të papërpunuara, të pamëshirshme që shkrihen për të formuar tiparet e tij dhe bëhen materializimi i barbarizmit të atyre që urdhëruan bombardimin e civilëve.

Shihen aty ndërtesat e djegura, kryqet në oborret e Buçës ku varroseshin të vdekurit me nxitim, ikja nga spitali i fëmijëve në Mariupol, kufomat e braktisura në rrugë nga rusët.

“Tmerri, dhimbja, vuajtja, vdekja, fatet e shkatërruara, krimet, çnjerëzorja, e keqja janë të gjitha në këtë foto.

Duke parë të gjitha këto foto ende e kam të vështirë të kuptoj njerëzit që mbështesin Putinin”, - ka shkruar Krychko në profilin e tij në Facebook. ©LAPSI.al

No photo description available.

May be an image of 6 people and outdoors

May be an image of 4 people and outdoors

May be an image of 3 people and outdoors

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI