Flash

Le Pen flet pas humbjes: Lufta vazhdon

Lapsi.al 24 April 2022
Le Pen flet pas humbjes: Lufta vazhdon

Marine Le Pen doli para mbështetësve të saj menjëherë pas shpalljes së rezultateve të balotazhit të zgjedhjeve presidenciale në Francë që i dhanë fitoren rivalit të saj Emmanuel Macron.

“Sigurisht që do të donim që rezultati të ishte ndryshe. Me më shumë se 43% të votave, kjo përfaqëson një fitore të habitshme. Miliona bashkatdhetarë tanë kanë mbështetur Frontin Nacional.

Jemi më të vendosur se kurrë. Nuk kam qefmbetje. Nuk do ta harrojmë Francën. Idetë që ne përfaqësojmë kanë arritur lartësi të reja. Në këtë disfatë, nuk mund të mos ndjej një shpresë” – tha Le Pen që hodhi poshtë raportimet se planifikonte të tërhiqej nëse nuk fitonte.

“Do të vazhdoj angazhimin tim ndaj Francës dhe francezëve. Për disa javë do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Kjo nuk ka përfunduar ende. Ne e shpallim të hapur betejën për parlamentin” – tha ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI