Flash

Shiste apartamente nga dy herë, arrestohet mashtruesi në Durrës

Lapsi.al 24 April 2022
Shiste apartamente nga dy herë, arrestohet mashtruesi në Durrës

Arben Kupi është vënë në pranga nga Policia e Durrësit ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim nga blutë për mashtrim.

53 vjeç, do të vuajë dënimin e marrë në formë të prerë nga Apeli i Tiranës për mashtrim. Ai është dënuar pasi i shiste qytetarë të ndryshëm apartamente, të cilët më parë ishin shitur.

“Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Arben Kupi, 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime nga ky shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për njëjtën vepër penale”, ka njoftuar policia.

Të këshilluara

Merr flakë banesa në Drimadhë

Një banesë ka marrë flakë në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. "Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:40, në lagjen Drimadhë,...

13:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI