Flash

Atentati i dytë ndaj djalit të pronarit të hotelit në Pogradec, identifikohen dy autorët (Emrat)

Lapsi.al 25 April 2022
Atentati i dytë ndaj djalit të pronarit të hotelit në

Policia ka identifikuar dy autorët e plagosjes së djalit të pronarit të një hoteli në Pogradec pasditen e sotme. I riu raportohet se është qëlluar me armë gjatë një konflikti të çastit dhe ka shkuar vetë në spitalin e Pogradecit për mjekim, ku edhe ndodhet gjatë rrezikut për jetën. Ndërsa mësohet se ka marrë plumb në këmbë.

Autorë të dyshuar të plagosjes janë shtetasit Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi

Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë. Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/04/WhatsApp-Video-2022-04-25-at-5.46.47-PM-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

SPAK nis hetimin pasuror për Alqi Bllakon

Prokurorët e Posacëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë nisur hetimin pasuror ndaj ish deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako i cili gjendet...

12:15

Pranga dy ndërtuesve, zbulohen akuzat

Dy ndërtues në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës janë arrestuar për ndërtim pa leje. “Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ...

11:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI