Flash

E FUNDIT/ Elon Musk blen Twitter për 44 miliardë dollarë

Lapsi.al 25 April 2022
E FUNDIT/ Elon Musk blen Twitter për 44 miliardë dollarë

Bordi i Twitter ka rënë dakord për të pranuar një ofertë për blerje prej 44 miliardë dollarësh nga miliarderi Elon Musk.

Musk, i cili bëri ofertën shokuese më pak se dy javë më parë, ka pohuar se ai është personi i duhur për të "zhbllokuar potencialin e jashtëzakonshëm" të firmës së mediave sociale.

Ai ka sugjeruar një sërë ndryshimesh nga lehtësimi i kufizimeve të përmbajtjes deri tek zhdukja e llogarive false.

Twitter fillimisht kundërshtoi ofertën e Musk, por tani do t'u kërkojë aksionarëve të votojnë për të miratuar marrëveshjen.

Musk është njeriu më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, me një vlerë neto prej 273.6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla, të cilën ai e drejton.

Ai gjithashtu drejton edhe kompaninë e hapësirës ajrore SpaceX. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI