Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

I paditur fati i ish-portierit Vavassori, i mobilizuar me trupat në Kiev: autokolona e tij u shkatërrua nga rusët

Lapsi.al 25 April 2022
I paditur fati i ish-portierit Vavassori, i mobilizuar me trupat në Kiev:

Ankth për fatin e Ivan Luca Vavassori, 29-vjeçari italian, aktualisht në Ukrainë për të luftuar me forcat e Kievit. Lajmi është publikuar në profilet e tij sociale. "Na vjen keq t'ju informojmë se mbrëmë, gjatë tërheqjes së disa të plagosurve në një sulm në Mariupol, dy autokolona u shkatërruan nga ushtria ruse. Në njërën prej tyre ishte ndoshta edhe Ivan, së bashku me regjimentin e 4-rt. Po mundohemi të kuptojmë nëse ka të mbijetuar. Do t'ju informojmë përmes dy faqeve në Instagram dhe Facebook që Ivani na ka lënë të menaxhojmë”, thuhet në njoftim.

Vavassori është djali i birësuar i Pietro dhe Alessandra Sgarella, një grua piemonteze e rrëmbyer nga 'Ndrangheta në 1997 dhe e liruar pas nëntë muaj pengmarrje. Sgarella vdiq në vitin 2011 pas një sëmundjeje të gjatë. Vavassori ka lindur pranë Moskës dhe në Itali ka një karrierë në futboll ku ka luajtur si portierit me Pro Patria, Bra dhe Legnano.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI