Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Milan beson, Maldini paralajmëron Interin: "Mundësi për titullin, do ta provojmë deri në fund"

Lapsi.al 25 April 2022
Milan beson, Maldini paralajmëron Interin: "Mundësi për

Pas fitores me përmbysje ndaj Lazios, Paolo Maldini karikon kuqezinjtë për të vazhduar deri në fund ndjekjen e ëndrrës titull. "Nuk mund ta përmendim si një objektiv të parëndësishëm. Në njëzet vitet e fundit, Milani ka fituar dy tituj kampion: do të ishte një rezultat i jashtëzakonshëm - shpjegoi drejtori teknik i kuqezinjve për Milan TV -. Kur të rastis mundësia, duhet të përpiqesh deri në fund. Pastaj nëse gjërat nuk shkojnë mirë, e di që gjithësesi ke bërë më të mirën".

"Jam krenar për ekipin, për stafin dhe për atë që na japin tifozët - shtoi Maldini - është një emocion i vërtetë, thelbi i punës sonë, ajo që na bën të ndihemi mirë dhe që na bën të jetojmë me emocione, ndonjëherë të paqëndrueshëm, por që shkakton ndjesi shumë të këndshme. Në sezone si ky, qëllimi është të bëjmë më të mirën e mundshme: duhet të synojmë shumë lart”, vazhdoi ai.

"Në fillim të vitit dikush nuk na shihte kaq lart, por ne duhet ta përdorim këtë si një stimul. Shifrat flasin vetë - kujtoi Maldini -. Për të qenë këtu dhe për të ruajtur këtë nivel duhet të mbajmë këtë frymë sakrifice. Nëse jemi këtu, është sepse kemi besuar gjithmonë te titulli – përfundoi Maldini –. Ndoshta edhe kur nuk e komunikonim, gjithmonë e kemi menduar”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI