Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Milan e Inter, nisin sprintin titull, të mërkurën 'vendimi' i parë: edhe kalendari në favor të Inzaghit

Lapsi.al 25 April 2022
Milan e Inter, nisin sprintin titull, të mërkurën

Gjithcka në rikuperimin e të mërkurës në Bolonja dhe në katër javët e fundit të kampionatit. Me humbjen e bujshme të Napolit në Empoli, cështja titull tashmë është zyrtarisht punë mes Milanit dhe Interit. Parakalimi momental në krye i zikaltërve, pas fitores së pastër ndaj Romës së ish-Mourinhos, kundërparakalim i kuqezinjve falë suksesit të minutës së fundit në Olimpico ndaj Lazios me përmbysje.

Dy pretendentët për titull nuk gabojnë asgjë: një sukses i skuadrës së Maurizio Sarrit ndaj Stefano Piolit do t'i hapte rrugën titullit të dytë radhazi të Interit, ndaj tani ndeshja e Dall'Aras bëhet më vendimtare se kurrë. Nëse do të kishte sukses, skuadra e Simone Inzaghit do të gjente kryesimin e renditjes, 81 ditë pas herës së fundit: ishte java e 24, ajo e humbjes në derbi, e cila nisi fazën e rënies së zikaltërve (Milani parakaloi në të 25-ën me fitoren ndaj Sampdorias dhe barazimin e njëkohshëm të kushërinjve në Napoli).

Performanca ndaj Romës ka rikthyer një Inter, që e ka kapërcyer momentin e vështirësisë, ka rigjetur lojtarët fondamentalë dhe atë forcë mendore që kishte karakterizuar pjesën e parë të sezonit. Fitorja e pestë radhazi ndaj verdhekuqve dhe një konfirmim i kompaktësisë së grupit skuadër. 2-1 i mbërritur në finale të ndeshjes ndaj Lacios tregon se Milani është aty, ata besojnë te titulli dhe do ta bëjnë këtë deri në fund. Falë edhe kontributit të të rikthyerit Ibrahimovic: suedezit iu desh një cast që ta bënte praninë e tij në fushë të ndihej dhe t'i jepte Tonalit një asist për golin e fitores, i cili vlen +2 në renditje.

Rikuperimi në Bolonjë dhe katër javë nga fund. Në letër, kalendari i Interit është më pak i komplikuar se ai i Milanit. Kuqezinjtë do të përballen me Fiorentinën në San Siro, më pas Veronën jashtë, Atalantën në shtëpi dhe e mbyllin në stadiumin Mapei kundër Sassuolos. Nga ana e tyre, Interi pas Bolonjës do të shkojë në Udine, më pas do të presë Empolin, do të luajë në transfertë në Cagliari dhe ndeshjen e fundit në San Siro do ta luajë me Sampdorian. E mërkura është mundësia e parë për Interin për të ngritur zërin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI