Flash

Të shtëna në Lezhë/ Kërcënohet me armë drejtuesi i makinës

Lapsi.al 25 April 2022
Të shtëna në Lezhë/ Kërcënohet me armë

Një situatë e vështirë ka ndodhur për shtetasin me inicialet S.D. nga Lezha. Gjatë kohës që ishte duke ecur me makinë, një grup personash e kanë kanosur duke qëlluar në ajër me armë.

Nuk dihet identiteti i tyre, por policia po punon paraprakisht.

Detaje nga policia: 

Shtetasi S.D. 32 vjeç, banues në lagjen nr.6 Laç, ka njoftuar tek Salla Operative se gjatë rrugës me automjet për në banesën e tij, në afërsi të shinave të trenit te lagjia nr.6 Laç, është kanosur me armë nga disa persona që lëviznin me një mjet në drejtim të kundërt me të duke qëlluar në ajër.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, forcat policore janë nisur në vendngjarje. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera, ka rezultuar që nuk ka lëndime shtetasi S.D. si dhe nuk ka dëmtime as automjeti që po udhëtonte me të.

Në vijim të hetimeve, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar, por për shkak të hetimeve nuk bëhen me dije identitetet e tyre.

Vijon puna intensive me forca policore në terren duke ushtruar kontrolle si dhe duke vlerësuar çdo informacion për kapjen e tyre.

Të këshilluara

Rama vë foton e Macron në mes të Tiranës

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që zgjedhjet në një vend evropian të përfshinin autoritetet shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së rezultateve paraprake në fasa...

21:31

Le Pen flet pas humbjes: Lufta vazhdon

Marine Le Pen doli para mbështetësve të saj menjëherë pas shpalljes së rezultateve të balotazhit të zgjedhjeve presidenciale në Francë që i dhanë fitoren rivali...

20:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI