Flash

Tensione në zgjedhjet për kreun e PD në Malësi të Madhe, thyhen kutitë e votimit

Lapsi.al 25 April 2022
Tensione në zgjedhjet për kreun e PD në Malësi të

Procesi i votimit për kreun e ri në degën e PD-së në Malësinë e Madhe është ndërprerë pas konflikti mes votuesve.

Kandidati Isa Ramaj pretendon se disa persona që nuk janë anëtarë të së djathtës, po marrin pjesë në votim.

Pas tensionit të krijuar, është thyer kutia e votimit dhe votat janë hedhur të gjitha në tokë. Votimi është pezulluar dhe tani gjithçka do të vendoset nga Komisioni i Rithemelimit në Tiranë.

Në zgjedhjet e thirrura nga Grupi i Rithemelimit, në garë për kreun e degës së Malësisë së Madhe ishin Fredi Sterkaj, Mimoza Rexhvelaj dhe Isa Ramaj.

Procesi i votimit u mbajt këtë të hënë në 9 degë, ndërsa prej javësh zgjedhjet janë zhvilluar në shumicën e degëve të vendit, ndërsa pritet që procesi të përfundojë këtë javë.

Zjedhjet, që kundërshtohen nga grupimi tjetër në PD, që mbështet kreun e komanduar të partisë, Enkelejd Alibeajn, janë shoqëruar me disa incidente. Shpesh, disa nga kandidatët kanë hequr dorë në momentin e fundit, teksa japin si shpjegim probleme personale ose mosdakordësi për procesin dhe akuza për manipulim.

Në Kukës, kandidati Irel Elezi, një zë kritik brenda strukturave, u tërhoq nga gara pak minuta pasi nisi votimi, me pretendimin se janë manipuluar listat e emrave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI