Flash

U thye kutia/ Reagon PD: Anulohen zgjedhjet në Malësinë e Madhe

Lapsi.al 25 April 2022
U thye kutia/ Reagon PD: Anulohen zgjedhjet në Malësinë e Madhe

Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike ka reaguar pas incidenteve të ndodhura në procesin për zgjedhjen e kreut të degës së Malësisë së Madhe.

Aty njëri prej kandidatëve theu kutinë e votimit duke akuzuar se po votonin njerëz që nuk ishin anëtarë të PD.

PD thotë se Komisioni është vënë në dijeni të këtyre ngjarjeve të rënda dhe ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në këtë degë.

"Komisioni është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar.

Komisioni vlerëson se integriteti, transparenca si dhe vota e lirë e anëtarëve është primare në këtë proces të rëndësishëm të rithemelimit të Partisë Demokratike” – thuhet në njoftimin e PD. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI