Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ancelotti nuk e fal të kaluarën: "Te Juventus më urrenin. Calciopoli? Shumë mirë që u bë pastrim"

Lapsi.al 26 April 2022
Ancelotti nuk e fal të kaluarën: "Te Juventus më urrenin.

Carlo Ancelotti ripërshkon edhe njëherë disa nga fazat më të rëndësishme të karrierës së tij dhe rrëfehet: "Juventus? Ata më urrenin se kisha luajtur për Milanin, ndonjëherë më duhej të dilja me policinë që më shoqëronte - tha ai gjatë një interviste të gjatë në programin televiziv Universo Valdano -. Nuk fituam tituj, dolëm dy herë të dytët... Nuk ishte një përvojë e madhe. Calciopoli? Më dukej pozitive që futbolli italian të pastrohej".

Periudha dyvjeçare me bardhezinjtë, megjithatë, nuk ishte krejtësisht negative: "Atje gjithçka u organizua në mënyrë fantastike. Nuk kalova një periudhë të mirë për shkak të së kaluarës sime te Milani dhe Roma, por mësova shumë, sepse është një klub i nivelit të lartë”.

Ancelotti bëri historinë e Milanit edhe si lojtar edhe si trajner, duke shënjuar në mënyrë të pashlyeshme epokën Berlusconi: "Sfida e tij ishte të fitonte në dy vjet dhe ia doli. Ne fituam Kupën e Kampioneve në 1989 dhe 1990. E votova gjithashtu në zgjedhje, ishte gjeni. Kur isha trajner, i pëlqente të fliste për futbollin, por vinte gjithmonë kur gjërat ishin mirë, asnjëherë kur shkonin keq. Më fliste shpesh për të luajtur me tre sulmues. Donte që të luaja me Kaká, Inzaghin e Shevchenkon. Kishte një legjendë që ai diktonte formacionet, por kjo nuk është e vërtetë. Asnjë president nuk më ka thënë kurrë të vendos këtë lojtar ose tjetrin".

Ndër eksperiencat italiane, është edhe ajo e fundit me Napolin, e cila përfundoi në një mënyrë disi të stuhishme: "Është qyteti më i bukur në botë për të shkuar me pushime. Aty stërvitesha, pastaj pasdite merrja varkën dhe shkoja për darkë në Capri. Në Itali është një klub i nivelit të mirë, që synon të qëndrojë në katër më të mirët. Vitin e dytë diskutova me klubin për një grumbullim që ata donin dhe unë jo, por nuk pati asnjë konflikt".

Tani mendja është te Reali, por edhe për të ardhmen Carletto duket se i ka të qarta idetë: “Dua të bëhem mësues futbolli në nivel universitar. Të marr një titull nga UEFA apo diçka të tillë, për t'i bërë provime atyre që merren me futboll, për të parë sa di. Kur të resht trajnimin do të dua të bëj gjëra të tjera: kam pesë nipër, jam martuar për herë të dytë dhe nuk kemi bërë shumë gjëra bashkë. Dua të bëj më shumë dhe të argëtohem me gruan time. Kur të kem mbyllur karrierën time do të mbetem tifoz i Real Madrid dhe Milanit”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI