Flash

Britania e Madhe heq taksat për të gjitha mallrat nga Ukraina

Lapsi.al 26 April 2022
Britania e Madhe heq taksat për të gjitha mallrat nga Ukraina

Qeveria britanike njoftoi se kishte hequr taksat për të gjitha mallrat nga Ukraina, ndërsa vendosi një ndalim për eksportin e produkteve dhe mjeteve teknologjike në Rusi që mund të përdoreshin kundër ukrainasve, shkruan BBC.

Vendimi vjen si përgjigje ndaj një kërkese të drejtpërdrejtë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për të mbështetur ekonominë ukrainase, tha në një deklaratë sekretarja e tregtisë ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar, Anne-Marie Trevelyan.

Mbretëria e Bashkuar ka hequr taksat për të gjithë mallrat nga Ukraina, duke përfshirë eksportet kryesore të Ukrainës si elbi, mjalti, domatet e konservuara dhe shpendët, tha Trevelyan.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në këtë luftë të vazhdueshme dhe do të punojmë për të siguruar që Ukraina të mbijetojë dhe të lulëzojë si një komb i lirë dhe sovran”, tha ajo në një deklaratë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI