Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Milan ëndërron Mahrez: Maldini ka një problem... pagesën

Lapsi.al 26 April 2022
Milan ëndërron Mahrez: Maldini ka një problem... pagesën

Riyad Mahrez është në shënjestër të Milanit. Detajet vijnë nga Franca dhe gjejnë konfirmimin në Itali, me kuqezinjtë të interesuar seriozisht për sulmuesin anësor të Manchester City. Algjeriani, bashkëlojtari me kombëtaren i Bennacer, shkon në skadencë në qershor 2023 dhe për këtë arsye mund të jetë një operacion ekonomikisht i favorshëm: kosto e kartonit është rreth 40 milionë euro. Për Footmercato duhet mundur konkurrenca e Real Madrid, Barcelonës dhe Psg.

Është herët të thuhet që Mahrez do të jetë goditja e parë e Investcorp, por ajo që është e sigurt është interesimi i Milanit për lojtarin. Maldini dhe Massara po vlerësojnë mundësinë e operacionit. Në nivelin teknik nuk ka dyshime: Pioli ka nevojë për një anësor të fortë të djathtë ku Saelemaekers dhe Messias alternohen aktualisht. I pari është disi në rënie në periudhën e fundit, ndërsa i dyti nuk ka gjasa të blihet nga Crotone. Algjeriani ka klasin dhe përvojën e duhur dhe me Guardiolën është rritur edhe më tej. Njeriu i duhur në kulmin e pjekurisë futbollistike për të ngritur më tej nivelin e Milan. 31 vjecar dhe me pak dëmtime në karrierë, ai ka luajtur 42 ndeshje këtë sezon për 2597 minuta në total.

Hapësira për ta rrëmbyer nga Citizens është kontrata që skadon në qershor të 2023, e cila ul koston e kartonit. Dyzet milionë euro që nuk janë shumë më tepër se ato që kërkoi Sassuolo për Berardin. Ekonomikisht duhen bërë llogaritë me pagën prej të paktën gjashtë milionë eurosh në sezon, më e lartë se kufiri i pagave që ka vendosur Elliott për momentin. Megjithatë, me ardhjen e pronarëve të rinj, gjë që duket e afërt, situata mund të ndryshojë. Për Investcorp do të ishte një kartëvizitë e shkëlqyer për tifozët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI