Flash

Negociatat/ Varhelyi me duar bosh në Tiranë. Sofja këmbëngul tek vetoja

Lapsi.al 26 April 2022
Negociatat/ Varhelyi me duar bosh në Tiranë. Sofja këmbëngul

Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi do të mbërrijë në Tiranë me duart bosh. Vizita e tij më 28 prill nuk pritet të hapë dritën jeshile për nisjen e negociatave më BE-në as në qershorin e ardhshëm. Edhe gjatë takimit me kryeministrin Rama dhe më pas në konferencën e planifikuar për media, ai do të detyrohet të përmendë veton bullgare si shkakun e bllokimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut.

Lexo me tej:

Negociatat sërish të bllokuara/ Arsyet e vetos bullgare

Këtë mesazh Oliver Varhelyi e mori të përsëritur edhe njëherë në turin e tij ballkanik, gjatë ndalesës së fundit në Sofje. Ai u përball aty me pretendimin se përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se të fillojë negociata për anëtarësimin në BE. Këtë qëndrim e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, para fillimit të forumit “BE dhe Ballkani”. Gençovska sqaroi se ky kusht për Maqedoninë është vendosur në deklaratën e parlamentit të vendit të saj dhe në vendimet e Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare.

“Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj. Në këtë fazë, fillimisht duhet ta zbatojnë dhe më pas të fillojnë negociatat me ta. Nuk e di se çfarë sinjalesh ka dhënë kryeministri (Kiril Petkov), por ky është qëndrimi ynë”, ka thënë ajo.

Ky qëndrim i kryediplomates bullgare, që penalizon indirekt edhe Tiranën po duket se ka shumë pak gjasa të ndryshojë, deri qershorin e ardhshëm kur pritet të mbahet Këshilli Europian.

Politikani bullgar: Do t’i heqim veton Shkupit nëse SHBA i heq vizat Bullgarisë

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Varhelyi, u shpreh i zhgënjyer me penalizimin që po i bëhet dy vendeve.

“Nëse ke pushtet dhe nuk e përdor, kjo konsiderohet nga të tjerët si kapitullim, dorëzim i pushtetit tënd dhe i kapaciteteve të tua. Çështja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kur do fillojmë procesin e negociatave të anëtarësimit. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, që jemi ende duke vazhduar të diskutojmë këtë çështje. Ne menduam se e kishim zgjidhur dy vjet më parë dhe tani kjo është sërish në tryezë”, tha ai nga Sofja.

Olivér Várhelyi, komisioneri i interesuar për zgjerimin e klubit të autokratëve në BE

Duke qenë se rrugëtimi i Shqipërisë drejt mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare varet edhe nga vetoja Bullgare kundrejt Shkupit, qeveria Rama po bën përpjekje ende të pasuksesshme për ndarjen e fatit tonë nga Maqedonia. Por një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë shpejt dhe siç u pa edhe nga rezultatat e parafabrikuara që kryeministri nxori nga Këshillimi Kombëtar, këto lëvizje do të fillojnë vetëm nëse vendi ngel në klasë edhe pas dy muajsh.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI