Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"Nuk do jetë një rezultat i paracaktuar": Emery nuk ka ndërmend të bëjë 'viktimën' me Liverpool

Lapsi.al 26 April 2022
"Nuk do jetë një rezultat i paracaktuar": Emery nuk ka

“Reds janë favoritët, por nuk do të jetë një garë me një rezultat të paracaktuar”. Premtim i Unaj Emery. Trajneri i Villarreal nuk ka ndërmend të bëjë viktimën sakrifikuese në ndeshjen e Anfield kundër Liverpool: “Çdo skuadër që është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve është aty sepse e meriton të jetë – thotë trajneri spanjoll në konferencë për shtyp – Liverpooli e di që ne kemi një prezencë europiane të madhe, që ne mundëm të eliminonim dy skuadra të mëdha si Juventus dhe Bayern Mynih. Tani efekti i befasisë është zhdukur, kundër Liverpool do të jetë edhe më e vështirë".

Trajneri i skuadrës spanjolle vlerësoi kundërshtarin, por pa shenja frike: "Reds e dinë se nuk do të jetë e lehtë të përballen me ne, padyshim që do të ndihen si favoritë, por do të kenë respekt për ne. Ky është Liverpooli më i mirë që kam parë ndonjëherë. Unë e shoh si një motivim plus, të provojmë të mposhtim Liverpoolin më të mirë të të gjithë kohëve".

Trajneri i Villarreal shtoi më pas duke paralajmëruar: "Ne duhet të përqendrohemi në çdo aspekt të ndeshjes. Luajmë kundër favoritëve për të fituar kompeticionin, por duam të jemi protagonistë. Nuk do të jetë një rezultat i paracaktuar, kundërshtarët tanë mund të jenë superiorë ndaj nesh, por ne kemi identitetin tonë të njohur të lojës dhe armët tona për të qenë në gjendje të konkurrojmë. E përjetoj këtë gjysmëfinale shumë natyrshëm".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI