Flash

Presidenti i ri/ Balla: Me Berishën nuk do ketë negociata, për ne nuk ekziston

Lapsi.al 26 April 2022
Presidenti i ri/ Balla: Me Berishën nuk do ketë negociata, për ne

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i grupit Taulant Balla ka thënë se maxhoranca nuk do të ketë negociata me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një dalje për mediet, Balla tha se me Sali Berishën s ‘ka dhe s’do ketë negociata për asgjë, jo vetëm për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm në vend.

“Sali Berisha nuk ekziston as si grup parlamentar. Është një deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë. Sali Berisha nuk është një grup parlamentar. Me Sali Berishën as nuk ka, as nuk do të ketë ndonjëherë negociata për asgjë. Sali Berisha për ne nuk ekziston dhe me diçka që nuk ekziston nuk ke pse negocion. Unë di që në Kuvendin e Shqipërisë ekzistojnë të depozituara si grupe parlamentare ai i Alibeajt, Doda dhe Mediu. Ky është një proces ekskluziv brenda mureve të Kuvendit të Shqipërisë”, tha Balla.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person është plagosur me armë zjarri në afërsi të gjykatës së Durrësit. Nga informacionet e para mesohet se i plagosuri është një 42-vjeçar dhe është pla...

10:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI