Flash

Putin përmend sërish Kosovën, por kreu i OKB i kthen prerë

Lapsi.al 26 April 2022
Putin përmend sërish Kosovën, por kreu i OKB i kthen prerë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin takoi këtë të martë në Moskë, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Në një deklaratë të gjatë për të justifikuar sulmin në Ukrainë, kreu i Kremlinit mori sërish si shembull Kosovën. Putin i tha Guterres se i ka lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë.

“Personalisht kam lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë. Më kujtohet mirë në vendim ku thuhet që një apo tjetër territor për ta ushtruar të drejtën e vetëvendosjes, nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin. Ky është një vendim i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet gjithashtu nga të gjithë”, - tha Putin që shtoi se Luhansku dhe Donetsku kanë të njëjtën të drejtë si Kosova, pasi që sipas tij, tashmë është krijuar një precedent.

Por kreu i OKB-së ishte i prerë në përgjigjen që i dha Presidentit rus pasi sipas tij, "Kombet e Bashkuara nuk e njohin pavarësinë e Kosovës” duke i bërë të qartë Putinit se shembulli që ai mori nuk qëndronte. Ky ishte takimi i parë ndërmjet Putin dhe Guterres që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Me herët ai u takua edhe me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe më pas do të shkojë në Kiev. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë lokali në Borsh, dyshimet e para

Ambientet e një lokali në fshatin Borsh, në qarkun Vlorë janë përfshirë nga flakët këtë të martë pasdite. Në biznesin në pronësi të shtetasit me iniciale M.V. r...

18:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI