Flash

Raporti/ Mbi 1 milion shqiptarë dolën jashtë vendit në tre muajt e parë të viti

Lapsi.al 26 April 2022
Raporti/ Mbi 1 milion shqiptarë dolën jashtë vendit në tre
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të 2022, është 1.053.690, duke u rritur 39.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2022, janë 689.064, duke shënuar një rritje me 66,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2022 janë 388.067. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 51,7 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Mars 2022, janë 300.997. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 90,9 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të 2022, është 1.053.690, duke u rritur 39,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Hyrjet e shtetasve shqiptar Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Mars 2022, janë 632.961. Krahasuar me Mars 2021, ky tregues rezulton me një rritje 60,5 %. Në Mars 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 275.976. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 62,1 %. Për të gjithë tremujorin në Shqipëri kanë hyrë 1.545.984 vizitorë, nga të cilët 874.774 ishin shqiptarë. Në shifrat e tremujorit, kanë pësuar rritje vizitorët nga Greqia, por ata nga Kosova, që janë vizitorët e përhershëm të vendit tonë, janë ulur me pothuajse 10%. Kjo duket të jetë ndikuar nga masat e rrepta anti-Covid që vendosi shteti kosovar në kufi. Vihet re një rritje e vizitorëve tranzit në Shqipëri gjatë muajit mars, 10.703 të tillë me 13.3% rritje nga marsi i 2021-shit. E.D. 

Lëvizjet e Shtetasve Në Shq... by Eri Dervishi

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI